PINO CACOZZA (ZEF KAKOCA) dalla raccolta poetica  KALORES I DETIT:

ISMAIL KADAREUT
 
Qė sonde s'ke mė atdhe, o shkrimtar.
E thonė se shkrimtarėt kanė zemėr truri
dhe bėjnė gjėra me ndjenja tė menduara.
Po piaga ka zemra jote sonde,
si plasa nė njė shtrat tė shterrė,
dhe konsumon fjalė-cigare te fundi i njė kafeneje,
duke kėrkuar ndėrgjegjje.
Unė e di sa fotografi ke ndėr sy
dhe sa dyshime, sa vėrtetėsi.
Po plaga ka zemra jote sonde,
duke kaluar urat e Senės,
kėmbė tė rėnda drejt njė shtėpie,
qė nuk ka ngrohjen e vatrės tėnde.
Qė sonde s'ke mė atdhe, o shkrimtar.
Je kosmopolit; i mėrzitur, po qytetar i botės.
E ke zemėr poeti, me plaga tė thella.
Sa jemi afėr nė vetminė e kėsaj shėtitje.
Kemi Nėnėn mbrenda si flamur
dhe buthtojmė shekuj durimi.
Udha e mėrgimit ėshtė e vėshtirė,
e lucur kėtu-kėtje me drita, por e huaj,
e pandierė, si jetė e parė nga dritarja.
Ēdo   natė ėshtė e vjetėr
e ēdo ditė e re ėshtė e grisur.
Minutat peshojnė si gura me qėllime
aq tė zjarrta dhe aq tė poshta.
Unė jam i mbytur pa kohė te ky det.
Sa jemi tė ndarė sonde ne tė dy.
Po presim.
Ti kthimin nė Shqipėri.
Unė njė shkėmb ku t' i shtrėngoj dorėn vėllait antik.

 

index